Në vend ka disa zjarre aktive, por gjendja është më serioze me zjarret në malin Serta – në tre lokacione, drejt Shtipit, Negotinës dhe Konçes, si dhe zjarri në malin Ograzhden, në Novo Sellë, në kufirin me Bullgarinë. Nga Qendra për menaxhim me kriza informojnë se në ndihmë kanë ardhur dy automjete fluturimi nga Turqia, për shkak se zjarret mund të shuhen vetëm nga ajri për shkak se terreni është vështirë i qasshëm.
“Fokusi jonë sot do të vendoset te këto dy zjarre. Herët në mëngjes arriti ndihma ndërkombëtare nga Republika e Turqisë, konkretisht në aeroport arriti një helikopter turk, si dhe dy air traktora turk. Dy air traktorat turk së bashku me dy air traktora nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, tashmë kanë fluturuar dhe do fillojnë me veprim në zjarrin në Novo Sellë të Strumicës, se një helikopter policor herët në mëngjes filloi me shuarjen e zjarrit në malin Serta”, tha Stojançe Angellov – drejtor i QMK-së.
Kryeministri Hristijan Mickoski, thotë se është kërkuar ndihmë me automjete ajrore edhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Sllovenia. Ai pret që pasnesër zjarret të jenë plotësisht nën kontroll.
“Synojmë që nesër dhe pasnesër, të vendoset nën kontroll. Qytetarët të jenë të qetë, e kontrollojmë plotësisht gjendjen nga dje, ndërsa sot kemi përforcim me automjete ajrore”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Nga QMK shtojnë se atje ku kanë qasje deri te zjarret, në shuarjen, përveç zjarrfikësve janë kyçur edhe pjesëtarët e armatës dhe policisë, të punësuar në ndërmarrjet publike lokale si dhe vullnetarë. Në ndërkohë NP “Pyet nacionale” dhanë ndalesë për lëvizje nëpër pyje, derisa nuk ulet rreziku nga zjarret. Prej atje shtojnë se dënimet lëvizin nga një mijë e pesëqind deri në dy mijë euro.
