Një i mitur është arrestuar në Shkup pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe ka djegur kabllo, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
“Sot (12.07.2025) në ora 00.05 në Shkup, në rajonin e Karposhit, nëpunësit policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria 15-vjeçarin nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” në bazë të nenit 288 të Kodit Penal. Ai është kapur nga policët në rrethin e kompanisë “Skupi”, ku ka ndezur zjarr dhe ka djegur kabllo. Zjarri është shuar nga Brigada e Kundërzjarrit, kurse me të miturin është kryer bisedë zyrtare, në praninë e kujdestares së tij dhe avokatit. Pas dokumentimit të tij do të vijojë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
