Array

Ndeshja-Serbi Shqipëri, Vendimi i Arbitrazhit Sportiv brenda 13 Qershorit

Must Read

1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1559 testime të realizuara për të...

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me...
- Advertisement -

​Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të japë vendimin e saj lidhur me ngjarjet e ndodhura në ndeshjen Serbi-Shqipëri brenda datës 13 Qershor 2015.

Sipas një njoftimi të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv mësohet se trupa gjyqësore ka kërkuar një periudhë reflektimi për të marrë një vendim sa më korrekt dhe ky vendimin do të jepet përpara ndeshjes së radhës eliminatore të “Francë 2016”.

- Advertisement -

Gjithashtu bëhet me dije se KAS ka marrë në dorëzim të gjithë materialin e nevojshëm, teksa ka regjistruar dëshmitë dhe provat e dhëna nga të dyja palët përgjatë ditës së enjte dhe të premte.

Serbët të frikësuar: Federata serbe një ditë më parë paraqiti argumentet e saj lidhur me ngjarjet e tetorit. Mediat nga Beogradi njoftojnë se studio ligjore e pajtuar prej vendit fqinjë, por aspak mik ka kërkuar rikthimin e pikëve të hequra nga UEFA, pra pikëve të fituara në tavolinë, teksa në rastin më të keq, federata serbe do të ishte e kënaqur me riluajtjen e takimit edhe pa tifozë. Mediat serbe në shkrimet e tyre të ditëve të fundit kanë shfaqur edhe një farë ndroje karshi vendimit që mund të marrë CAS. Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomisllav Karaxhiç, në një deklaratë për shtypin serb, ka thënë se fatkeqësisht Mishel Platini nuk ka ndikim për kombëtaren e tij në CAS. “Fatkeqësisht në këtë rast nuk mundet! Nuk është më një sekret se Platini na do… por këtu ai nuk pyetet. Vendosin anëtarët e Komisionit Disiplinor, që janë të pavarur”, tha Karaxhiç.

- Advertisement -

Shqipëria “sheh” tek Rusia partnerin e fitores: Vendimi i Komisionit të Disiplinës në UEFA për t’i dhënë tre pikë në tavolinë Rusisë lidhur me ngjarjen e ndodhur në ndeshjen Mali Zi-Rusi e vlefshme për eliminatoret e Europianit Francë 2016, ku portieri “mik” u godit me një fishekzjarrë në kokë, ishte një lajm i mirë dhe një shembull i qartë se kur lexohen drejt rregullat dhe sanksionet e vendosur nga UEFA e FIFA, drejtësia mund të vihet në vend. Pikërisht ky argument është një nga pikat kryesore mbi të cilën studio ligjore e zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit ndërtoi strategjinë e saj të mbrojtjes. Po ashtu në këtë strategji të studios ligjore është rrëfimi i ngjarjes nga tre dëshmitarët, tekniku Gianni De Biazi, i cili hyri në zyrat e gjykatës së Arbitrazhit Sportiv rreth orës 11:25 dhe për rreth 60 minuta dëshmoi para trupit gjykues faktet e ndodhura gjatë ndeshjes. Po ashtu edhe kapiteni Lorik Cana dëshmoi ngjarjen nga këndvështrimi i tij. Në ndihmë të argumentave të palës shqiptare ishin dhe pamjet filmike të nisura që nga mbërritja e kuqezinjëve në Beograd, ku u gjendën në një shtetrrethim të vërtet, po ashtu gjatë udhës për në stadium, ku ofendimet ishin në rend të ditës, si dhe para, gjatë dhënë momentet kur dhe u ndërpre ndeshja.

Në fund të këtij procesi të gjatë, të zgjatur nga ora 8:00 e mëngjesit e të premtes deri në orën 20:00 të mbrëmjes, trupi gjykues vendosi të tërhiqet për të dhënë vendimin e saj, që sipas Federatës Shqiptare të Futbollit do të jepet në një moment të dytë, duke i kthyer sekondat e fundit të kësaj sfide të nisur në tetor të gjata pa fund. Shqiptarët tashmë janë gati të dëgjojnë vërshëllimën finale të gjyqtarit dhe të njihen me fatin e përballjes që nuk do të përfundojë asnjëherë mes Serbisë dhe Shqipërisë./ATA/

- Advertisement -

1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1559 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19...

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60 vjet, tregojnë rezultatet e analizave...

Kosovë, 2 viktima dhe 46 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej...

Suarez nënshkruan me Atletiko Madridin

Luis Suarez zyrtarisht është lojtar i Atletiko Madridit. Lojtari nga Uruguai, i cili e braktisi Barcelonën me lot në sy, pasi ishte...

Poliklinika të reja do të ketë në Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re – premtoi Filipçe

Poliklinika të reja do të ketë në lagjet Gjorçe Petrov, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë,...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -