Në amfiteatro, kundër kopjimit! Maturantët japin provimin e parë ekstern

TË FUNDIT

Heshtje, përqendrim dhe ndoshta pak nervozizëm.

Kjo mbizotëronte sot nëpër shkollat e vendit, por edhe në amfiteatro të fakulteteve ku nxënësit iu nënshtruan provimit të parë nga dy provimet eksterne – gjuhë të huaj, matematikë ose histori, në varësi se çfarë kanë zgjedhur.

Për të parë se si po ecte procesi në hapësirat e fakultetin Ekonomik të universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” shkruan Ministrja e Arsimit Vesna Janevska dhe drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve Daniella Mihajllovska.

Sot nxënësit që përfundojnë vitin e katërt, japin provimet e përfundimit të shkollimit të mesëm, provimin e parë ekstrën me zgjedhje, varësisht se cili nxënës çfarë ka zgjedhur dhe për çlloj të maturës është përcaktuar. Këtë vit risi është dhënia e tre llojeve të provimeve të maturës, shtetëror-profesional, shtetëror-artistik dhe maturë shtetërore”, tha Daniela Mihajllovska – drejtoreshë e Qendrës Shtetërore të Provimeve.

Thuajse të gjitha ambiteatrot dhe hapësirat e mëdha të universiteteve publike të vendit po shfrytëzohen për maturën shtetërore – e kjo për një arsye – që nxënësit të kopjojnë sa më pak.

“Përvoja e vitit të kaluar tregoi se dhënia e provimit në hapësira të mëdha, siç janë amfiteatrot e universiteteve, jep rezultate më të mira, pra u zvogëluan ato veprimet e padëshiruara që disa nxënës u munduan t’i bëjnë. U dëshiroj të gjithëve me sukses ta japin maturën dhe ta marrin notën e merituar”, dekalroi Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Gjithsej 14.587 maturantë janë paraqitur për dhënien e provimeve. Këto provime janë kusht për vazhdimin në institucionet e arsimit të lartë, ose për përfshirje në tregun e punës.

Për zhvillimin e pandërprerë dhe të rregullt të maturës janë angazhuar rreth 2.500 testatorë dhe 200 vëzhgues.

Rezultatet do të publikohen më së voni një muaj pas nënshtrimit të provimit të dytë ekstern.

Provimi i dytë ekstern, në gjuhën amtare, do të zhvillohet më 11 dhe 12 qershor.