Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se kuqezinjtë synojnë fitore përballë Serbisë të shtunën në Tiranë, në kualifikueset për Botërorin 2026.
Ai ka thënë se kundërshtarët kanë ekip të mirë fizik, por ka uruar në paraqitje të mirë të ekipit të tij.
“Serbia ka ekip të fortë, ka lojtarë të mirë si Mitroviq, Vlahoviq, Joviq. Por edhe ne kemi lojtarë të mirë si Broja, Manaj, Uuzni, Bajrami e të tjerët për të cilët jam krenarë. Kundërshtari ka ekip të mirë fizik. Shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar. Shpresojmë të dhurojmë ndeshje të bukur, janë 90 minuta të gjatë. Futemi në ndeshje për të marrë tri pikët. Rruga drejt Botërorit është e gjatë”, ka deklaruar ai.
