Ndeshja e vitit në horizont: Usyk do përballet me Wilder para 150 mijë spektatorëve

TË FUNDIT

Oleksandr Usyk pritet të rikthehet në ring gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve të BBC Sport, nëse negociatat përmbyllen pa pengesa, kundërshtari i radhës i kampionit ukrainas do të jetë amerikani Deontay Wilder.

Dueli i shumëpritur pritet të zhvillohet në muajin korrik në San Francisko dhe parashikohet të tërheqë rreth 150 mijë tifozë, duke u cilësuar si një nga ngjarjet më të mëdha në historinë moderne të boksit.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2025, Usyk mbrojti me sukses titujt e tij botërorë duke mposhtur Daniel Dubois. Në anën tjetër, Wilder, 40 vjeç, ka një rekord prej 44 fitoresh dhe 4 humbjesh dhe është ish-kampion bote në peshat e rënda sipas versionit WBC.