Tek vendi ku është premtuar ndërtimi i shkollës në Vizbeg ende nuk ka lëvizur asnjë gurë.
Këshilltarja e qytetit të Shkupit, Halide Palloshi, e cila vullnetarisht nga afër i ka përcjell procedurat për shkollën, thotë se ato janë në fund. Sipas saj tani duhet vetëm një pëlqim i komunës së Butelit që të vendoset gurthemeli në këtë vend.
“Ka pasur pengesa shumë të mëdha por shpresoj se më kemi arritur në fund. Të gjitha procedurat ligjore që është dashur të kryhen tani janë kryer dhe për momentin Ministria e Arsimit ka dërguar kërkesë për të marr pëlqimin prej komunës së Butelit për ndërtim dhe jemi duke pritur”, tha Halide Palloshi – këshilltare e Qytetit të Shkupit.
Palloshi thotë se nuk e ka të qartë se përse duhet kaq gjatë të jepet një pëlqim nga komuna e Butelit.
“Unë nuk e kam të qartë pse edhe një javë duhet të presim për një pëlqim për ndërtim për shkak se procedurat ligjore kanë marr fund dhe besoj se nuk duhet aq kohë për të marr pëlqimin Ministra e Arsimit”, shtoi Halide Palloshi.
Tentuam të komunikojmë kryetarin e Butelit Velimir Smilevskin, për ta pyetur se kur do të jep pëlqimin por ai nuk u përgjigj.
Ndryshe për këtë shkollë është folur dhe premtuar shumë, por çdoherë pengës ishin procedurat.
E si pasoj e këtyre procedurave gjithnjë kanë pësuar fëmijët e kësaj lagje të cilët duhet të bëjnë kilometra për të arritur në shkollë.
