Ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në Tetovë – Rrjeti ekzistues plot defekte, i riu do të kushtojë 1.07 milionë euro

TË FUNDIT

Komuna e Tetovës do të marrë nga qeveria mjete në vlerë prej 1.07 milionë euro për të ndërtuar një rrjet të ri të ujësjellësit. Rrjeti aktual që vjen nga Kodra e Diellit është 50 vjet i vjetër dhe sipas kryetarit të komunës Bilall Kasami, ka defekte të shumta.

Drejtori i NPK “Sharri”, Valon Zeqiri, thotë se në këtë rrjet ka humbje 30% dhe kjo pamundëson që qyteti të furnizohet në mënyrë normale më ujë të pijshëm. Ndërsa problemi tjetër është se edhe 30% e ujit është humbje administrative apo ujë që keqpërdoret.

Në ueb-faqen e Ndërmarrjes “Sharri” thuajse çdo ditë ka njoftime për defekteve në rrjetin ujësjellës. Furnizimi i Tetovës me ujë vazhdon të mbetet ndër problemet më të madha. Edhe pse thuajse çdo kryetar komune ka investuar në rrjetet e ujësjellësit, lagjet që janë rrëzë malit Sharr vazhdojnë të mbetet pa ujë të mjaftueshëm për pije.