Ndërtesat që do të pastrojnë ajrin

TË FUNDIT

Ideja që rrokaqiejt mund të largojnë karbonin nga atmosfera mund të tingëllojë si diçka nga filmat fanta-shkencë, por ato së shpejti mund të bëhen realitet. Dizajnerët dhe arkitektët zbuluan dizajnet ambicioze për ndërtesat e larta që mund të largojnë deri në 1,000 tonelata karbon nga atmosfera – ekuivalent me 48,500 pemë.

E emëruar sipas pemës më të lartë në botë, dizajni dhe ideja e firmës arkitekturore me seli në Çikago – Skidmore, Owings & Merrill, bazohet në teknologjinë që është e disponueshme për përdorim pothuajse për të gjithë.

Çdo ndërtesë e lartë, do të përdorte materiale të ndryshme për të larguar karbonin, përfshirë ndërtimin e objektit me materiale thithëse të karbonit, duke rritur bimë dhe alga (për karburant, energji dhe ushqim).