Në momentin kur pjesa më e madhe e kompanive kërkojnë rritje të çmimit të ngrohjes qendrore edhe deri në 50%, EMV e cila furnizon 90% të banorëve të Shkupit, mbetet përjashtim, mëson TV21. Marko Bislimovski , kryetar i Komisionin rregullator për energjetikë, deklaroi se çmimet e volitshme të gazit natyror duhet të ndikojnë në mirëmbajtjen e çmimit ekzistues të ngrohjes qendrore.
“Kemi çmime të volitshme për gaz natyror, pres që kjo të ndikojë në çmimin e ngrohjes”, tha Marko Bislimovskim, kryetar i KREE-së.
Risi e këtij vitit është se më nuk do të ketë subvencione, por megjithatë dallimi i çmimit mesatar nga viti i kaluar të gazit është dukshëm më shtrenjtë. KRRE është në procesin e përgatitjes së seancës kryesore në të cilën do të vendoset për çmimet, ndërsa takimi është caktuar për të hënën. Një prej sfidave për sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup është vendosja e gypit të ri tek ura Bellasica.
“Kur EMV do të vendosë gypin nën këtë urë nuk arritëm të marrim informacione, zëdhënësja është në pushim mjekësor, ndërsa drejtori nuk iu përgjigj pyetjeve tona. Megjithatë aty pritet që qeveria të emërojë kryesi të re”, raporton Fazile halili, gazetare e TV21.
“Gypi nuk mund të kalojë në njëqind metra nga çdo ndërtesë, ndërsa ajo ndërtesë të mos kyçet. Dhe tu thotë qytetarëve të kyçen në rrymë. D.m.th. nëse kemi infrastrukturë për energji termike, të nxehen me energji termike, nëse ka infrastrukturë për gaz, atje do të shfrytëzohet gazi më shumë. Nëse ka, nëse nuk ka në rregull është që të shfrytëzohet energjia elektrike”, pohoi Marko Bislimovskim, kryetar i KREE-së.
Mbi 90% të shfrytëzuesve në Shkup furnizohen nga EMV e cila bashkon tre kompani furnizim, prodhim dhe distribuim të energjisë termike. Në sistem është edhe Ngrohtorja Shkup – Veri dhe energjetikë.
