Ndërpritet seanca gjyqësore, Cardi B fjaloset me avokatin

TË FUNDIT

Një shkëmbim i ashpër mes reperes Cardi B dhe avokatit të një burri që e paditi atë për shkelje të të drejtave të autorit të mërkurën, bëri që gjyqtari ta ndërpresë për pak seancën gjyqësore.

Reperja fituese e çmimeve Grammy, dha përgjigje të mprehta për disa pyetje nga avokati. Barry Cappello, i cili përfaqëson një burrë që pretendon se ajo ka keqpërdorur ngjashmërinë e tij në kopertinën e një mixtape të vitit 2016, transmeton rtv21.tv

Pas një pushimi, gjykatësi i qarkut të SHBA-së Cormac Carney, e quajti debatin “joprofesional” dhe “jo produktiv”, por lejoi që marrja në pyetje të rifillonte, duke vendosur kufizime të reja për të dyja palët.

Kevin Michael Brophy po kërkon 5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Cardi B për shfaqjen e disa prej tatuazheve të tij të shpinës në veprën artistike të saj./21Media