Paratë janë duke qarkulluar në botë për të gjetur vendet ku do të investohen, por a do të vijnë në Ballkanin Perëndimor, kjo do të varet nga liderët shtetërorë dhe nga politika që ata do të udhëheqin.
Kështu ka porositur në Forumin e Prespës për Dialog, zëvendës Ndihmësi Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.
“Merrni përsipër përgjegjësinë për të ardhmen tuaj, për fatin tuaj. Merrni veprime në fushat ku mund të keni kontroll si: sundimi i së drejtës, qeverisje e mirë përgjegjësi dhe llogaridhënie. Paratë do të vinë, sepse ato po qarkullojnë në sistemin ndërkombëtar duke kërkuar vendet ku mund të shkojnë dhe të investohen. Por, e gjitha kjo varet nga liderët e Ballkanit Perëndimor, sepse ata duhet të krijojnë klimë atraktive dhe të përshtatshme për këto investime të ndërkombëtarëve”, porositi Palmer, raporton TV21.
