Ndarje me nderime nga akademik Pajazit Nushi (Video)

TË FUNDIT

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves sot ka mbajtur mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së akademik, Pajazit Nushit, i cili ndrroi jete në moshën 82 vjeçare. Drejtues të kësaj akademie vlerësuan lartë kontributin e tij prej vitesh në shkencë, arsim ,edukim dhe çështje të tjera.
Pranë arkivolit të akademik Nushit u bënë edhe homazhe nga krerët më të lartë të shtetit, familjarë, miq e profesorë të shumtë. Akademik Pajazi Nushi u varros sot pasdite në varrezat e qytetit të Gjakovës./21 Media