Ndarja e komisioneve kuvendore, mbeten për t’u dakorduar vetëm LSDM e ASH-AAA?!

Must Read

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë...
- Advertisement -

Kuvendi për momentin është pa shumicën prej 62 deputetësh, por me vetëm 60 deputetë të maxhorancës, që i bën të pamundura votimet me shumicë të thjeshtë prej 61 votash.

Kjo sepse deputeti i BDI-së Arben Zyberi është i shtruar në spital për shkak se është prekur me virusin korona. Nga ana tjetër ende askush nuk ka zënë vendin e Jagoda Shahpaskës, e cila u emërua ministre. Ardhja e deputetes së re të LSDM-së nuk po mund të bëhet sepse nuk po mund të verifikohet mandati i saj, për shkak se ende nuk është zgjedhur Komisioni për rregulloren dhe çështjet e mandateve dhe imuniteteve.

- Advertisement -

E edhe sikur ta kishte shumicën prej 61 votash deputetësh, Kuvendi prapëseprapë nuk do të mund të funksiononte, sepse ende nuk ka komisione kuvendore.

 “Sipas ndarjes, koeficientit në bazë të numrit të deputetëve, nga 8 komisione do të udhëheqin dy grupet parlamentare VMRO-LSDM, ne do të udhëheqim me 3 komisione, po ashtu do të udhëheqim edhe Komitetin për Badenter, d.m.th. 4, ndërsa opozita shqiptare do të udhëheqë me 2 komisione”, tha Izet Mexhiti nga BDI.

- Advertisement -

Dje Mexhiti tha se LSDM e BDI ende nuk kishin dakordësim se kush do të merrte Komisionin për Çështje Evropiane, e kush atë të Arsimit. Integristët sot konfirmuan për TV21 se ata do të drejtojnë me Komisionin për Çështje Evropiane. Përveç kësaj, nga ajo që tha dje deputeti Mexhiti, BDI-së do t’i takojnë edhe 2 komisione të tjera, ai për Çështje Kushtetuese të me automatizëm i takon Kryeparlamentarit ta drejtojë si dhe komisioni për Shëndetësi.

BDI

- Advertisement -

Komisioni për Çështje Kushtetuese

Komisioni për Çështje Evropaine

Komisioni për Shëndetësi

Sa u përket komisioneve që do t’i takojnë opozitares VMRO-DPMNE, deputeti Nikolla Micevski pohon se ende nuk janë dakorduar definitivisht dhe se shpresojnë se do t’i kenë komisionet e njëjta si të mandatit të kaluar. Nga ajo që ka arritur të sigurojë TV21, DPMNE-ja do të marrë:

VMRO-DPMNE

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji

Komisioni për financa dhe buxhet

Komisioni për të drejta të barabarta të grave dhe burrave

Komisioni për punë të jashtme

Komisioni për punë dhe politikë sociale

Komisioni për mbikëqyrje të Punës së Agjencisë për Siguri Nacionale dhe Agjencisë për Kundërzbulim

Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve

Këshilli nacional për eurointegrime

Pikëpyetje mbetet një Komision që do t’i takojë koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa. Deputeti Skender Rexhepi konfirmon për TV21 se janë marrë vesh vetëm për Komisionin Anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave qytetare, ndërsa për të dytin që u takon, ende po bisedojnë.

 “Ne insistojmë që komisioni i dytë të jetë njëri nga 3 komisionet, Kulturë, Arsim ose Shëndetësi, pasi që konsiderojmë që mund të jemi të suksesshëm në menaxhimin e profileve të tilla të komisioneve”, u shpreh Skender Rexhepi, deputet i Koalicionit ASH-AAA.

Nëse lihen në pikëpyetje Komisioni i Arsimit dhe ai i Kulturës, sepse BDI tashmë ka deklaruar se do të drejtojë me Komisionin për Shëndetësi, atëherë rezulton se LSDM do të drejtojë me:

LSDM

Komisioni juridik-ligjvënës

Komisioni për mbrojtje dhe siguri

Komisioni për Sisteme Politike dhe marrëdhënie mes bashkësive

Komisioni për Çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

Komisioni për çështje ekonomike

Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave

Komisioni për vetëqeverisje lokale

Komisioni për rregulloren dhe çështjet e mandateve dhe imuniteteve

Gjithsej janë 21 komisione kuvendore. Me dakordësimin e të njëjtave mes partive pritet që të njëjtat të miratohen në seancë kuvendore.

- Advertisement -

Umit Karan rikthehet në krye të FC Shkupit

Umit Karan rikthehet në krye të skuadrës së Shkupit. Karan sot e ka marrë drejtimin e FC Shkupit, pas largimit të trajnerit...

BDI në Qeveri nuk e zgjodhi LSDM-ja por qytetarët – tha Muhamed Zekiri në ClickPlus!

I pyetur nëse LSDM-ja duhej të bënte koalicion me BDI-në edhe pse në fushatë zgjedhore kishte një retorikë të nxehtë, Muhamed Zekiri...

Zekiri thumbon zv/Ministrin Ilir Hasanin, shpejtoi me statusin në Facebook, është herët për kafe në Prishtinë derisa numrat janë në rritje!

“Unë gjykoj se ishte i përshpejtuar statusi i zv/ministrit të Shëndetësisë, se së shpejti do të pimë kafe në Prishtinë dhe ndodhi...

Rita Ora luan në “Twist”, u publikua traileri i filmit

Sukseset e artistes kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora nuk po kanë të ndalur. Përveç sukseseve në muzikë dhe bashkëpunimit me brende...

Provokim i radhës i Muhamed Zekirit ndaj BDI-së? Arbër Ademi fajtor për gjendjen në arsim

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në emisionin ClickPlus në TV21 kritikoi ashpër ish-ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi nga radhët...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -