NBA: Klipers, Memfis dhe Atlanta me fitore

TË FUNDIT

Ekipet e Klipers, Memfis dhe Atlantës në ndeshjet e mbrëmshme shënuan fitore.  Klipers kundër Dallasit shënuan fitore të thellë me rezultat 104:88, Atlanta e mposhti Nju Jorkun me 112:101 përderisa Memfis si mysafire ishte më e mirë se Indijana me rezultat 112:103.

Më i dalluar në fitoren e Klipers ishte Blejk Grifin i cili pas emrit të tij shënoi 26 pikë dhe 10 kërcime, kurse bashkë lojtari i tij DiAndre Xhordan ishte shumë aktiv në mbrojtje ku grumbulloi 15 kërcime.

Basketbollistët e Houks në “Medison Skuer Garden” shumë lehtë arritën deri te fitorja kundër Nju Jorkut. Xheg Tif u dallua në këtë fitore me 23 pikë dhe tetë asistime.

Sonte në programin e NBA-së janë 12 ndeshje, më interesant pritet të jetë sfida Majami – Klivland, në të cilën LeBron Xhejms takohet kundër ish-ekpit të tij.