Navalni zgjohet nga koma artificiale

TË FUNDIT

Opozitari rus Aleksej Navalni doli nga koma artificiale dhe në “faza” do nxirret nga aparati për frymëmarrje artificiale, bëri të ditur sot spitali i Berlinit.

Navalni, i cili u helmua me agens neurotoksik të llojit Noviçek “reagon kur i flasin”, informoi spitali në të cilin është shtrirë opozitari rus nga 22 gushti.

“Gjendja e tij shëndetësore…është përmirësuar”, theksojnë nga spitali, por gjithashtu shtojnë se “nuk përjashtohen” pasojat afatgjata nga “ajo që është helmuar rëndë”, transmeton Beta.

Sipas Qeverisë gjermane, Navalni “pa mëdyshje” është helmuar me agens nervor të llojit Noviçek, substancë e njohur nga koha e Bashkimit Sovjetik, e cila është përdorë për qëllime ushtarake.

Berlini dhe vendet e tjera perëndimore i akuzojnë autoritetet ruse për helmim dhe kërkojnë shpjegim.

Kancelarja gjermane Angela Merkeli nuk e përjashton pasoja sipas projektit për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2” nëse Moska nuk i siguron përgjigjet e pritura për helmimin e opozitarit rus Aleksej Navalnit, deklaroi sot zëdhënësi i saj.

Rusia i bën vërejtje Berlinit për “shtyrjen e procesit hetimor që e kërkon” dhe për dorëzimin e vetëm të një pjese të rastit.

Prokuroria ruse dhe policia i kanë filluar hetimet e tyre në ditën e parë të hospitalizimit të liderit opozitar rus Aleksej Navalnit në Omsk më 20 gusht, ndërsa prokuroria ruse ka kërkuar nga Gjermania të publikojë informacione për ekzaminimet  mjekësore të blogerit rus dhe diagnozat paraprake.