Navalni: Më helmojnë sepse u paraqes kërcënim para zgjedhjeve

TË FUNDIT

Lideri opozitar rus, Aleksej Navallni sot deklaroi se është i sigurt se shërbimi i zbulimit rus e ka helmuar me agjensin nervor “noviçok”, sepse ka paraqitur kërcënim për pushtetin para zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm.

“Janë të vetëdijshëm se ekzistojnë probleme shumë të mëdha, të cilat u paraqesin kërcënim para zgjedhjeve për Dumën shtetërore”, theksoi Navalni.

Ai theksoi se nuk e din se si agjensi nervor ka hyrë në sistemin e tij, duke shtuar se ekziston mundësi të ketë prekur diçka. Navallni shtoi se rikuperimi i tij mund të zgjasë edhe dy muaj.

Opozitari rus theksoi se ka problem me dridhje të duarve, shkon në terapi fizikale, shëndeti i tij dukshëm është përmirësuar, ndërsa mjekët janë të befasuar nga rikuperimi i shpejtë.