NATO dërgon 40.000 ushtarë dhe anije luftarake në krahun lindor

TË FUNDIT

Për herë të parë në historinë e Aleancës mbrëmë u vendos përdorimi dhe zhvendosja e forcave për përgjigje të shpejtë të NATO-s. Një aksion të këtillë nuk ka pasur gjatë Luftës së Ftohtë. Ky grup operativ përfshin 40.000 ushtarë, ku janë edhe 13.700 nga armata gjermane. Forcat tokësore do të stacionohen në perëndim të Ukrainës, në Rumani. Italia dërgon katër aeroplanë luftarakë, si dhe Norvegjia.

Ish-ministri bullgar i Mbrojtjes, Georgi Panajatov, tha se NATO-ja nuk përgatitet të sulmojë askënd, por Bullgaria dhe aleatët e saj përgatiten për t’u mbrojtur.

“NATO-ja nuk përgatitet askujt t’i shpallë luftë”, shtoi ai.

Në Bullgari për momentin ka katër aeroplanë luftarakë nga Spanja, por nëse gjendja zhvillohet në drejtim negativ, në vend mund të vijnë edhe forca të tjera aleate të NATO-s, ishte kategorik ai.