Sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, realizoi takim me Avokatin e Popullit, Naser Ziberi, me rastin e dorëzimit të Raportit vjetor për punën e Avokatit të Popullit për vitin 2020. Në takim ishte e pranishme edhe Suzana Saliu, zëvendësja e Avokatit të Popullit.
Gjatë takimit u bisedua për çështje në fushëveprimin e punës dhe kompetencave të Avokatit të Popullit dhe për gjendje, pyetje dhe aktivitete tjera. Avokati i Popullit Ziberi foli për çështjet kadrovike në institucionin që e përfaqëson, për natyrën dhe numrin e parashtresave të parashtruara nga qytetarët që i parashtrojnë me qëllim të realizimit dhe
mbrojtjes së të drejtave të tyre civile, për ndikimin e pandemisë me Kovid-19 në natyrën e parashtresave të parashtruara dhe në punën e institucioneve.
“Kryetari Xhaferi shprehu interes për gjendjen dhe përmbajtjen e Raportit vjetor të Avokatit të Popullit dhe informoi për punën e Kuvendit, për qëllimet dhe aktivitetet aktuale. Në takim u konstatua raporti ndërmjet institucioneve Avokati i Popullit dhe Kuvendit si i mirë, efikas dhe korrekt ndërsa në drejtim të Raportit vjetor, kryetari Xhaferi theksoi se deputetët do të informohen në kohë dhe si rezultat në këtë pritet edhe fillimi i procedurës parlamentare për shqyrtimin e Raportit dhe miratimin e rekomandimeve që do të kishin dalë”, njoftojnë nga kabineti i Xhaferit.
