Napoli fitoi për herë të parë pas pesë vitesh me më pak se 35% të zotërimit të topit

TË FUNDIT

Ekipi i Napolit mbrëmë e ka fituar Real Sosiedadin si ekip mysafir në Spanjë me 1:0 në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës. Ndeshja e shënon suksesin e ekipit në fjalë edhe pse vetëm 34% e zotëroi topin.

Napoletanët fituan për herë të parë në më shumë se pesë vite në të gjitha ndeshjet me më pak se 35% të zotërimit.

Për herë të fundit kjo ka ndodhur në janar të vitit 2015, në ndeshjen e Serie A kundër Lacios kur në fund rezultati gjithashtu ishte 1:0 për Napolin.