Na aeroportin e Helsinkit qentë e zbulojnë Covid-19

TË FUNDIT

Finlanda ka vendosur qen të stërvitur në aeroportin e Helsinkit për të zbuluar udhëtarët e infektuar me koronavirusin e ri.

Katër qen të racave të ndryshme, të trajnuar nga Shoqata finlandeze e zbulimit të aromave, filluan “me punë” në Aeroportin e Helsinkit të mërkurën. Hulumtimi katërmujor i metodave alternative për testimin e Covid-19 është projekt i financuar nga Qeveria finlandeze.

Finlanda vendosi të bëjë një testim të tillë pasi një studim nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit të Helsinkit sugjeroi që qentë e stërvitur mund të zbulojnë koronavirusin e ri me 100 për qind siguri.

Pasagjerët që ranë dakord të testohen falas në Aeroportin e Helsinkit nuk kishin pse të kishin kontakte fizike të drejtpërdrejta me qenin. E vetmja gjë që kishin të bënin ishte të fshiheshin me një shami dhe ta vendosnin atë në një kavanoz dhe pastaj qeni duhet ta nuhasë atë në një kabinë të veçantë.

Finlanda është vendi i dytë në botë që i trajnon qentë për të zbuluar Kovid-19. Një testim i tillë është kryer këtë verë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe./MIA