Myrto Uzuni e nis me gol 2024-ën

TË FUNDIT

Uzuni gjen golin, Granada gjen fitoren. Në duelin e mbijetesës mes Granada-s dhe Cadiz, sulmuesi kuqezi arriti të gjejë rrugën e rrjetës(i pesti në total) në minutën e 22-të, gol që i hapi rrugën fitores 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 19-të të La Ligës.

Një goditje dënimi solli dhe pasimin me kokë të Boye, me sulmuesin shqiptar që kishte për detyrë të shtynte topin në rrjetë. Në fakt u desh dhe një verifikim nga VAR, për një pozicion të mundshëm jashtë loje, për të dhënë konfirmimin se goli ishte i rregullt.

Granada shënoi dhe golin e dytë në minutën e 70-të me anë të Zaragoza, ndërsa Cadiz që nga minuta e 54-ët mbeti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të dhënë për Sobrino. Uzuni, që e nisi nga minuta e parë këtë sfidë, u zëvendësua në minutën e 80-të nga Douglas Matias.