Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiq, pritet të takohen nesër në Bruksel, për të zhvilluar takimin e radhës së diskutimeve Kosovë- Serbi.
Sipas një deklarate nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federico Mogerini, e cila ndërmjetëson në dialog, kryeministrat do të rishikojnë progresin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme, dhe do të diskutojnë për hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve.
Sipas medieve serbe, Qeveria e Serbisë ka njoftuar se prioritet në diskutime të mëtejshme do të jetë formimi i asociacionit të komunave serbe.
Takimi i fundit i të dy palëve ishte më 9 shkurt, kur u nënshkrua një marrëveshje mbi gjyqësorin./21MEDIA
