Mustafa: Vezët dhe mjedrat s'kanë asgjë të përbashkët"(VIDEO)

TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Mjedrës”, që organizohet nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe shoqatën “Mjedra e Llapit”.
Aktivistë të Vetëvendosjes hodhën vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, teksa po fliste për “Ditën e Mjedrës” në Podujevë. Reagoi, sigurimi i tij duke i tërhequr personat në fjalë, ndërsa policia arrestoi të dy aktivistët. Pas këtij pengimi kryeministri vazhdoi fjalën, duke thënë se mjedra dhe vezët s’kanë asgjë të përbashkët dhe nuk nidihet keq për këtë sulm. Reagoi, edhe drejtorit i USAID-it, James Hope. Tha se aty janë për të festuar për mjedrën dhe jo për vezët.
/ 21 Media