Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka njoftuar kryeministrin Isa Mustafa me sfidat me te cilat po ballafaqohet dhe synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit që kanë për qëllim të vetëm rritjen e efikasitetit të punës së prokurorit të Shtetit.
Sipas një komunikate për media, “kryeprokurori Lumezi mori përkrahje nga kryeministri Mustafa, në emër të Qeverisë së Kosovës, duke e inkurajuar që të punojë pa ndikime politike, pasi që Prokurori i Shtetit, është dhe duhet të jetë institucion i pavarur”./21 Media/
Deklaratë e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi.
Deklaratë e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
