Mustafa për Bidenin: Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti

TË FUNDIT

Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se letra e Joe Biden, presidentit të ri të SHBA-së dërguar presidentit serb Aleksandar Vuçiq,  është sinjal i qartë që ky vend e përkrah Kosovën edhe në kohë fushate.

Mustafa ka thënë tutje se Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti.

“SHBA përkrahin Kosovën edhe në kohë fushate. Amerika ia njeh vlerat qeverisjes Hoti. Njohja nga Izraeli, hyrja në fuqi e marrëveshjes për financim ndërmjet Qeverisë Hoti dhe SHBA-të, letra e Presidentit Bajden për njohjen e pavarësisë së Kosovës, janë sinjale të qarta për çdonjërin në Kosovë“, ka shkruar Mustafa në Facebook./21Media