Mustafa Imeri: Koncerti ” 3 Tenorët” do të mbahet edhe këtë vit

TË FUNDIT

Këngëtari dhe profesori i muzikës Mustafa Imeri i ftuar në emisionin “Pastel” në TV21 tha se ka disa vite që ai mban koncertin “3 Tenorët”. Mustafa tha se edhe pavarësisht financave të dobëta këtë vit, koncertin do ta mbajë me disa miqtë e tij tenorë, siç është Liridon Sadriu dhe tenori Ismet Vejseli. Ai th se koncerti do të mbaht në Shkup më 28 tetor. Hyrja do të jetë e hapur. Ndërsa koncerti titullohet “Këngët e shpirtit” ku do të jenë vetëm këngë artistike, jo komerciale.