Musk: I tronditur nga aksesi i qeverisë amerikane në Twitter

TË FUNDIT

Pronari miliarderi i Twitter, Elon Musk, ka pohuar se ishte i tronditur kur zbuloi shkallën e vërtetë të përfshirjes së qeverisë amerikane dhe aksesit në komunikimet në Twitter kur bleu dhe mori kontrollin e plotë mbi gjigantin e mediave sociale vitin e kaluar.

“Shkalla në të cilën agjencitë qeveritare kishin në mënyrë efektive akses të plotë në gjithçka që ndodhte në Twitter më befasoi,” i tha Musk prezantuesit të Fox News Tucker Carlson.