Muriq e tregon përsëri veten në ndeshjen me Anglinë
Muriq e tregon përsëri veten në ndeshjen me Anglinë
Arijanet Muriq ia prishi serinë pozitive Harry Kanet në gjuajtjet nga penalltitë, duke ia humbur kështu penalltinë e 15-të të tij.
Portieri i Kosovës priti penalltinë e sulmuesit anglez në ndeshjen e mbrëmshme, Angli – Kosovë, 5:3.
“Harry Kane ka shënuar 14 penallti radhazi. Pastaj ai takoi Arijanet Muriqin e Kosovës”, ka shkruar “bet365.com”.
Pavarësisht se pranoi pesë gola, portieri në huazim në Forest nga Manchester City shpëtoi një penallti nga Harry Kane në pjesën e dytë, pasi Ross Barkley u rrëzua brenda zonës.
Tre Luanët shënuan fitore 5-3 në përplasjen e Grupit A Euro 2020 në Stadiumin St Mary, por me Muric në qendër të vëmendjes./21Media
.
