Mungesa e terapisë tabletare për pacientët onkologjikë, Klekovski: Ka zëvendësim, po punohet për t’i pasur edhe në barnatore

TË FUNDIT

Pacientët onkologjikë sërish po përballen me mungesë të një pjese të terapisë me tableta kundër kancerit. Edhe pse ishte paralajmëruar se barnat do të jenë të disponueshme në të gjitha barnatoret në vend, kjo ende nuk është realizuar. Disa nga tabletat aktualisht mungojnë plotësisht, siç është Letresani, por drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor tha se për të ka zëvendësim. Pacientët onkologjikë ankohen, thonë se duan që të kenë mundësi për të zgjedhur në mes terapive, sepse siç thonë secili ndryshe reagon ndaj terapive të caktuara dhe nuk mund të shërbehen me zëvendësime. Siç thonë u është premtuar që deri në korrik terapia në fjalë do të jetë e disponueshme nëpër barnatore, e nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Klinikën e Onkologjisë.

“Në Klinikën për Onkologji për njërin nga barnat ka 1.200 pako, dhe ai mund të përdoret si zëvendësim për ilaçin tjetër sepse janë nga grupi i njëjti i terapisë, kështu që deficit nuk ka momentalisht dhe janë të mjaftueshme këto sasi për një muaj, deri sa të përfundon transferimi i atyre dy ila­çeve nga shpërndarja prej në spitale në listë pozitive në barnatore. Qëllimi dihet, duhet ta ndalim presionin që është mbi pacientët që të vijnë në Shkup për ta marr terapinë në formë tabletare”, pohoi Sasho Klekovski – Drejtor i FSSHMV.