Mungesa e pediatërve në Strugë dhe Ohër/ Shpresë se situata do të tejkalohet me ardhjen e gjeneratës së re

TË FUNDIT

Mungesa e Pediatërve në Strugë dhe Ohër nga Shoqata e Pediatrisë shihet si vakum i vogël që do të stabiziliohet së shpejti. Dr. Tatjana Jakovska tregon se ka interes tek mjekët e rinj për këtë drejtim dhe se aktualisht ka qindra kursantë në vend.

Diku ka një deficit, ndoshta janë periudha, e dini, ku kemi njerëz që dalin në pension dhe këto nuk kryhen, janë vakum të vogla që do të stabilizohen.”- deklaroi Dr.Prof. Tatjana Jakovska, Kryetare e Shoqatës së Pediatrisë Respiratore të Maqedonisë.

 

Profesorët presin që mungesa e mjekëve specialistë në vend të tejkalohet. Thonë se jo të gjithë vendosin të shkojnë jashtë vendit. Për ikjen e mjekëve dhe specializantëve jashtë vendit sugjerojnë që të rinjtë të mendohen dy herë para se të marrin vendim.

 

 “Gjithçka varet nga ekonomia e shtetit, ne e dimë në cilin shtet jetojmë, çdo shtet i ka standardet e veta, edhe financiare, kështu që nuk mund të kërkojmë diçka që është mbi vetë shtetin tonë, ndërsa tani çdo person e dini si përcaktohet secili e di se çfarë kualiteti të jetës do të ketë sepse nuk janë vetëm financat në pyetje por kemi edhe familjen, ka shumë pyetje të diskutueshme në lidhje me atë se është aq lehtë të lëshohet shteti ku kemi lindur dhe jemi rritur”- tha Dr.Prof. Tatjana Jakovska, Kryetare e Shoqatës së Pediatrisë Respiratore të Maqedonisë.

 

Këto komente u bënë gjatë simpoziumit “Kolla kronike tek fëmijët” të Shoqatës së Pediatrisë së Maqedonisë. Mbi 230 ekspertë debatuan në simpoziumin e parë që po mbahet në Strugë.