Në disa rajone nuk ka gjinekologë, e në disa të tjera nuk ka mjaftueshëm. Rast konkret, e madje në gjendje më alarmante është rajoni jugperëndimor i vendit, ku thuajse të gjitha spitalet kanë mungesë kuadri. Profesor doktor Ana Markova-Daneva thotë se deficiti i gjinekologëve është një sfidë e cila vështirë kapërcehet. Shton se po mundohen të gjejnë një zgjidhje me ekipe mobile në rajonet ku ka mungesë kuadri.
“Është sfidë deficiti i kuadrit dhe do të mbetet të cilit nuk mund t’i ikim as ne si shtet, por viteve të fundit siç e shihni edhe ju se ata që tregojnë për shëndetin e nënave dhe të porsalindurve se ka përmirësim. Sa i takon deficitit të kuadrit organizohet sistemi që të ketë ekipe mobile që të mund të sigurohet kujdes shëndetësor edhe në ato rajone ku ka mungesë kuadri”, pohoi Ana Markova Daneva, profesor doktor.
Në vitet e ’90-ta lindja me prerjeje cezariane ka qenë 10%, ndërsa tani 43% e grave shtatzëna lindin në këtë mënyrë, gjë që e vështirëson sistemin shëndetësor, thotë gjinekologu Gligor Tofovsko.
“Në Maqedoni 43% thuajse gjysma e bebeve lindin me prerje cezariane, ndërsa lind pyetja se a sjellë kjo benefit edhe për sistemin shëndetësorë, sepse kërkon mjete, kërkon kuadër, anesteziologë, qepje, kohë operative dhe është më e shtrenjtë si tip i lindjes dhe e mbingarkon sistemin shëndetësor”, tha Gligor Tofovsko, gjinekolog.
E nga ana tjetër ka edhe mungesë vetëdijesimi, hulumtimi i Asociacionit të Gjinekologëve dhe Obstetërve, tregon se në Maqedoninë e Veriut mbi 30% e grave aspak nuk kanë gjinekolog amë, pra as nuk shkojnë në kontrolle të rregullta gjinekologjike, nuk i përdorin masat parandaluese, të drejtën për mbrojtje të shëndetit seksual dhe riprodhues.
