Mundësia për të dëbuar punëtorë nga puna, Bytyqi: Kishte një vakum në rregullore! Finance Think: Masa le hapësirë për manipulim

TË FUNDIT

Pas ndryshimeve të rregullores për mbështetje financiare, me çka punëdhënësit të cilët mund të dëbojnë një përqindje të caktuar të punonjësve nga puna, pati shumë reagime në opinion.

Por, këshilltari i kryeministrit Fatmir Bytyqi thotë se ndryshimi i rregullores nuk do të nxitë kompanitë në uljen e numrit të punësuarve në sektorin privat.

“Kjo në thelb është vetëm përmirësim i rregullores së mëparshme në të cilën kishte vakum se çka do të ndodhe nëse të punësuarit vetë do të ikin nga kompania, çka me punëtoret të cilët janë të punësuar me kohë të caktuar dhe ju skadon kontrata dhe ne nga ana tjetër ishte dashur që ne gjithë kompanive mos e mbështesim që i bie të mos i mbështesim edhe 100 të punësuar të tjerë vetëm sepse dikush nga shkuar nga puna”, tha Fatmir Bytyqi, këshilltar i kryeministrit.

Ndërkohë që nga Finance Think thonë se ndryshimi i masës, lë hapësirë për manipulim në lidhje me largimin e të punësuarve nga puna, duke shtuar se, ky ndryshim do të reflektojë sidomos tek të punësuarit me kohë të caktuar.

Finance Think:

Andaj Finance Think apelon që masa të rishqyrtohet me dëbimin nga puna e një numri të vogël të punëtorëve pas shfrytëzimit të saj, vetëm në këto raste: pensionim i të punësuarit, vdekje e të punësuarit, dorëheqje nga ana e të punësuarit, anulim i marrëveshjes së punës nga ana e punëdhënësit për shkak të shkeljes së rendit të punës dhe disiplinës, marrja me marrëveshje e punëtorit/ëve nga një punëdhënës tjetër,  skadim i marrëveshjes së punës në bazë të aktvendimit gjyqësor, ndalim i vlefshmërisë së marrëveshjes së punës për shkak të paaftësisë së përhershme për punë.

Ndryshe mbështetje më të madhe financiare do të marr sektori i hotelerisë, turizmi, transporti, si sektore më të goditura për shkak se këto veprimtari nuk kanë fare të ardhura. Gjithashtu, si risi është ajo që kompanitë këtë ndihmë mund ta shndërrojnë në grant, përkatësisht të mos e kthejnë vetëm nëse investojnë në trajnime për të punësuarit.