Mund të paralizohet gjyqësori?! Greva e gjyqësorit pritet të zgjerohet edhe te Avokati Shtetëror

TË FUNDIT

A mund të paralizohet gjyqësori?

Në këtë pyetje në emisionin “10 Minuta” në TV21 është përgjigjur Tërpe Deanoski, kryetar i AOGJSH-së.

“Të hënën kemi mbledhje me kolegët nga organizata sindikale në Avokatinë shtetërore. Vijnë në mbledhje që të bëjmë paralajmërimin për grevë dhe greva do të fillojë për 15-20 ditë dhe në Avokatinë shtetërore. Nëse këto tre institucione ndërprejnë punën, ajo është paralizë e gjyqësorit. Do të punohet lëndë urgjente, megjithatë edhe ato, nëse nuk dëgjohet zëri ynë, mund të vijë në pyetje nëse do të punohet edhe ato lëndë”, tha Deanoski.