Mund të ndërpritet projekti për super-tankun britanik, mbi 3 miliardë paund mund të përfundojnë në plehra

TË FUNDIT

Me emrin e luftëtarit të mitologjisë, Ajax, projekti për tankun që duhet të ishte më moderni i ushtrisë britanike, u mbështet fort nga të gjithë. Për prodhimin e tij, u ndanë nga buxheti 5,5 miliardë paund, nga të cilat deri tani janë shpenzuar 3,2. Por edhe pse ishte premtuar se do të ndërtoheshin 589 të tillë, kompania prodhuese ka dorëzuar vetëm 26 tanke, nga të cilët asnjë i vetëm nuk ka arritur të zbresë në “fushën e betejës” pasi nuk ka kaluar testimet.

Për këtë arsye, mediat britanike, BBC, The Telegraph dhe Daily Mail, kanë raportuar se projekti mund të përfundojë shumë shpejt në kosh, duke ngritur dyshime mbi shpenzimin e një shume kaq të madhe, sidomos në kohë krize.

Lajmi vjen në një kohë kur ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, paralajmëroi se do të merren vendime të vështira mbi taksat dhe shpenzimet, pas kaosit të shkaktuar nga vendimet e pararendësit të tij, Kwasi Kwarteng.