Muharrem Bajrami vazhdon kontratën me Maqedonia GJP

TË FUNDIT

Trajneri Muharrem Bajrami ka arritur marrëveshje për vazhdim të bashkëpunimit me ekipin e futbollit Maqedonia Gjorçe Petrov. Kontrata është vazhduar për dy vjet, deri në verën e vitit 2024.

Ekipi shkupjan kishte sezon të suksesshëm nën udhëheqjen e Bajramit dhe e fitoi trofeun në Kupën e Maqedonisë, me çka siguroi plasman në UEFA Liga e konferencës.

“Jam i kënaqur nga ajo si e kemi përfunduar këtë sezon dhe prandaj pa dyshim e vazhdojmë kontratën”, deklaroi Bajrami.

“Falënderim ndaj udhëheqjes për besimin ndaj meje dhe tërë shtabit profesional, i cili mbetet i njëjtë. Premtoj vetëm punë dhe përkushtim maksimal për Maqedonia GJP dhe sezonin tjetër t’i gëzojmë tifozët tanë”, shtoi strategu i Maqedonia GJP.