“Nga ajo që unë di për marrëveshjet ndërkomëtare, të gjitha gabimet mund të përmirësohen” deklartoi në Debat Zgjedhor në TV21, kandidati për deputet i VMRO-DPMNE-së Timço Mucunski, kur po fliste për Marrëveshjen e Prespës.
“Beteja ime për Maqedoninë nuk përfundon kurrë” u shpreh ai, pas çka morri replikë nga kryetari i Konceptit Maqedonas, Petar Bogojeski.
“Nuk mund të ecni nëpër popull e ta gënjeni se mund të kthehet emri dhe të merrni pikë nga patriotët naivë, shpirtmirë e të ndershëm të këtij vendi, e në të njëjtën kohë të flisni për Bashkimin Evropian” i tha Bogojeski.
Gjatë Debatit Zgjedhor në TV21 për Marrëveshjen e Prespës foli edhe kandidati i BDI-së për deputet, Izet Mexhiti, i cili tha se kushdo që pretendon të formojë qeveri me BDI-në brenda saj, duhet ta ketë parasysh se nuk duhet të ketë ndonjë problem me Marrëveshjen e Prespës dhe atë të Ohrit.
“Për gjithçka tjetër mund të debatojmë, mund të diskutojmë, Marrëveshja e Prespës dhe e Ohrit nuk diskutohen dhe këtë duhet ta kuptojë çdo subjekt, pra edhe VMRO-ja” u shpreh Mexhiti./TV21
