MSH: Është normalizuar furnizimi me ujë në spitalin “Kozle”

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë njofton se furnizimi me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët “Kozle” është normalizuar plotësisht, përcjell TV21.

“Hospitalizimi i pacientëve vazhdon pa pengesa dhe institucioni shëndetësor funksionon me kapacitet të plotë. Ministria mbetet e përkushtuar në ndjekjen e situatës dhe sigurimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë për pacientët më të vegjël”, thonë nga MSH.