MPJ për TV21:Nuk presim bllokadë nga Bullgaria për në BE, tek ne nuk ka arritur asnjë dokument

TË FUNDIT

Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se deri te ata nuk ka arritur asnjë dokument me kushtet për të cilat në opinion thuhet se Sofja zyrtare e dërgoi atë në Bashkimin Evropian. Nga kabineti i shefit të diplomacisë Bujar Osmani, thonë se ata nuk do të komentojnë, sepse nuk e dinë nëse ai dokument është autentik dhe nëse ekziston, është vetëm një lloj non-paper mes Bullgarisë dhe Unionit Evropian.

“Ne nuk kemi një dokument të tillë, nuk ka arritur deri te ne dhe nuk e dimë nëse është autentik dhe për këtë tani nuk do të komentojmë. Nëse dokumenti është autentik është dokument i brendshëm mes Bullgarisë dhe Unionit Evropian. Ata përmes dokumenti të atillë non-paper, flasin deri sa ta formojnë kornizën negociuese e cila po përgatitet për vendin tonë. Ne presim se Bullgaria do të qëndrojë në qëndrimin se do të na mbështes fillimin e negociatave dhe nuk presim që ta pengojnë atë. Ne presim që të marrim mbështetje” thonë për TV21 nga Ministria e Punëve të Jashtme.