MPJ e Maqedonisë dërgon notë proteste deri te MPJ e Bullgarisë, lidhur me videon “Maqedonia është bullgare” nga eurodeputeti Xhambaski

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Jashtme deri te Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka dërguar notë proteste në lidhje me videon e anëtarit të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë dhe zëvendës kryetar i partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski. Nga MPJ thonë se deklaratat e tilla nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Në video eurodeputeti Xhambaski përsërit disa herë “Maqedonia është bullgare”.

“Ju njoftojmë se sot Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë deri në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, dërgoi notë proteste lidhur me videon e anëtarit të Parlamentit Evropian nga Republika e Bullgarisë dhe zëvendës kryetar i partisë politike VMRO-Lëvizja Nacionale Bullgare, Angel Xhambaski. Njëkohësisht, do të njoftojmë dhe në mënyrë adekuate do të reagojmë edhe deri te institucionet e Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, theksojmë se deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përpjekjet për thellimin e miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Retorika në të cilën shprehen pretendimet territoriale ndaj fqinjëve nuk është e përshtatshme për vende aleate të NATO-s dhe për një shtet anëtar të Bashkimit Evropian, që është drejtpërdrejtë dhe në kundërshtim me idealet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, për të cilat të dy vendet janë të përkushtuar fuqimisht”, theksojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.