Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve! 6.5 denarë më shumë për naftën, 4.5 për benzinën

TË FUNDIT

Nga minuta e parë e 18 gushtit qytetarët do të paguajnë çmime më të larta të karburanteve. Komisioni rregullator për energjetikë vendosi që çmimi me pakicë i naftës të rritet me 6.5 denarë për litër, ndërsa
çmimet me pakicë të benzinave të rriten me 4.5 denarë për litër. Me ngritje për 6 den do të shitet edhe
vajit ekstra të lehtë për amvisëri, ndërsa çmimi i mazutit do të shtrenjtohet me 0.188 den për kilogram.

KOMISIONI RREGULLATOR PËR ENERGJETIKË

“Nafta EURODIESEL do të shitet me çmim për 98.00 (denarë/litër)
Benzina EUROSUPER BS-95 me çmim për 91.50 (denarë/litër)
Benzinë EUROSUPER BS-98 me çmim për 93.50 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë për amvisëri do të shitet me 98.50 (denarë/litër)
Mazut M-1 do të shitet me çmim për 43.726 (denarë/kilogram)

Vendimi i sotëm i KRRE-së përfshinë edhe zbatimin e uljes së akcizës së reduktuar prej 2 denar për litër për të dyja benzinat dhe uljen e akcizës së reduktuar prej 4 denarë për litër për EURODIZEL-in.

Adi Qaili, Gazetar (3267/0.05-0.25)
“Nga sonte në mesnatë shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës dhe të benzinave. Qytetarët iu bëjnë thirrje autoriteteve për ulje të akcizës, por edhe të TVSH-së në mënyrë që të stabilizohet çmimi dhe të mos ketë efekte anësore në shtrenjtim të çmimeve të shërbimeve por edhe të prodhimeve”, Adnan Qaili, gazetar.

“Bëj apel të japin donacione apo ti ulin akcizat dhe tatimin, kjo është e tëra. Sa prej të ardhurave shpenzoni vetëm për derivate gjatë muajit? Nuk e di, nuk udhëtoj shpesh, diku 100€ në muaj.”

“Po në përgjithësi është shtrenjtë, jo vetëm këtu! Jo veç te ne në Maqedoni, por edhe në rajon e në gjithë botën. Lufta e bën të vetën, ashtu mendoj unë! Sa ndikon në biznesin e juaj ky shtrenjtim? Ne jemi transportues, por ndikon shumë se sa më shumë që bëjmë shpenzime duhet të ta rrisim çmimin e shërbimit sepse firmat që bëjnë transportimin e mallrave nga vendet tjera ose anasjelltas ndikon në çmim, normalisht dhe çmimi është shumë i shtrenjtë.”

Në krahasim nga java e kaluar, përkatësisht 10 gushti, vendimi i KRRE-së solli ngritje të çmimeve prej
4.85% për derivatet e naftës. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë rritur mesatarisht: për benzinë me 8.983%, për naftë me 10.979%, për vaj ekstra të lehtë me 9.801% dhe për naftë me gaz, rritja është me 0.871%. Kursi i këmbimit të denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës çmimet u formuan me llogaritjen e mëparshme është më i ulët me 0.2247%.