MPB sqarohet për aksionin ndaj ndihmave të familjes Zeav

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me sqarim dhe detaje rreth aksionit të mbëmshëm në Strumicë, në depon ku po paktoheshin ndihma humanitare të familjes Zaev.

Në komunikatën e policisë shpjegohet se më 29 prill, duke vepruar sipas planit dhe detyrave për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë për ndalim të lëvizjes, në orën 22:30 minuta, në rrugën “Gjorgji Trajkov” në Strumicë, pjesëtarë të SPB të këtij qyteti kanë kapur 11 persona me numër të madh kutish me përmbajtje të panjohur.

“Nga ana e zyrtarëve policorë personat janë legjitimuar pas çka është konstatuar se një pjesë e tyre posedojnë leje për lëvizje si të punësuar për kryerjen e punës në turnin e natës, të lëshuara nga Shoqata humanitare “Të gjithë bashkë mundemi” ndërsa një pjesë e personave posedonin Njoftim të lëshuar nga Shtabi komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të Kumunës së Strumicës të datës 10.04.2020″ shkruhet në komunikatën e MPB-së, përcjell TV21.

Nga Ministria e Brendshme tregojnë se pas autorizimit të Prokurorit publik kujdestar, është kryer inspektim në vendngjaje nga ana e ekpit të SPB-Strumicë dhe me Vërtetim të përkohshëm për sekuestrim të përkohshëm, janë sekuestruar Lejet e lëvizjes për të vërtetuar vërtetësinë e të njëjtave.

“Pas udhëzimeve për veprim nga ana e Prokurorit Publik është dhënë urdhër për zyrtarët policorë që fizikisht të sigurohen pakot me përmbajtje të panjohur deri në momentin e dorëzimit të dokumentacionit të plotë për të njëjtat nga ana e Shoqatës “Të gjithë bashkë mundemi”” shkruhet në komunikatë, duke përfunduar se nuk ka persona të arrestuar, por se sot 3 persona janë thirrur në bisedë pas mbarimit të së cilës personat janë lënë të lirë.

Në fund nga MPB thonë se do të merren masat me qëllim të vërtetimit nëse policët kanë vepruar në përputhje me rregullat e parapara./TV21