MPB me detaje për aksidentin ku ishin edhe ministrat Besimi dhe Bekteshi/VIDEO

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 ka bërë të ditur detaje nga aksidenti para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në të cilin ishin edhe ministri Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi.

“Më datë 07.02.2022 rreth orës 19:15 në udhëkryqin prej bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit” dhe bulevardi “Ilinden” ka ndodhur një fatkeqësi komunikacioni ndërmjet veturës “Shkoda”, me shofer J.B.(38) nga Shkupi, “Kia” me shofer A.T.(36) nga Shkupi dhe “Fiat” me shofer D.P.(45) nga Shkupi, të gjitha me targa të Shkupit. Në fatkeqësi janë lënduar shoferi J.B. dhe bashkudhëtari në të njëjtën veturë B.L. të cilët janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””, bëjnë të ditur nga MPB për TV21.

Ndërkaq ministri i Financave, Fatmir Besimi ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë edhe ai dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

error: Content is protected !!