VIDEO/Aksident i trefishtë para Qeverisë në Shkup

TË FUNDIT

Një aksident ka ndodhur në udhëkryqin para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup, transmeton TV21.

Nga pamjet e siguruara në terren, shihet se në aksident janë të përfshira tre vetura të cilat kanë qenë duke udhëtuar paralelisht.

Dy vetura janë me targa të Shkupit, kurse njëra është veturë zyrtare.

Në vend ngjarje ndodhet edhe Ndihma e Shpejtë për shkak se është kërkuar ndihmë nga udhëtarët. Megjithatë jozyrtarisht mësohet se nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda trupore./TV21

error: Content is protected !!