Gjatë 24 orëve të fundit 104 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, ne ç’rast 76 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë ndërmarrë të dhëna dhe do të vijojnë masa përkatëse.
Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e MPB-së theksohet se lidhur me
masën për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, janë regjistruar 82
kundërvajtëse. Për 24 orët e fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë
së Veriut, 29 personave u janë shqiptuar vendime për izolim dhe 13 persona
kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle tek personat në izolim
dhe vetizolim dhe është evidentuar një person i cili nuk e ka respektuar
masën për izolim. (МIA)
