Një foto që tregon reperin shqiptaro-grek, Son Boy në një ambulancë me maskë oksigjeni ka shkaktuar shqetësime serioze në mesin e fansave të tij, të cilët kanë marrë një lajm të keq edhe nga motra e reperit në Instagram.
Sipas medieve greke, spekulohet se reperi ka vdekur në një spital në Kosovë, por askush ende nuk ka konfirmuar ose mohuar lajmin.
Fotoja e profilit në Instagramin e tij është zëvendësuar me një sipërfaqe të zezë, dhe pak kohë më vonë u publikua një foto nga një llogari tjetër me shkrimin:
“Fatkeqësisht spekulimet janë të vërteta por mediet po e sabotojnë Sin Boy edhe në këtë rast. Ai nuk ka ikur sepse do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës së tij. 1994 – Përgjithmonë. #sination”.
Në anën tjetër, motra e Sin Boy, gjithnjë sipas gazetës greke “star.gr”, nuk i është përgjigjur asnjë prej mesazheve rreth asaj që po ndodh me vëllain e saj.
Elena ripiblikoi foton e fundit të Sin Boy në InstaStory duke shkruar “u prehtë në paqe”.

