Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe i ngrohtë, me kushte për reshje lokale të shiut.
Do të fryjë erë e dobët në drejtim veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10, kurse maksimalja do të arrijë prej 13 deri 21.
Edhe në Shkup pritet të jetë mot i ngjashëm me temperaturë minimale që do të ulet deri në 6, kurse maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë.
