Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Pasdite do të jetë jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe paraqitje të bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, herë-herë e përforcua nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 4 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 24 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, pasdite jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Në ditët në vijim moti paradite do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Gjatë orëve të pasdites do të ketë rritje të vranësirave dhe shi lokal. Vende -vende do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe me erë të përforcuar, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil.
