Moti sot në Maqedoninë e Veriut

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me diell dhe mbi mesataren ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.  Në orët e mëngjesit nëpër fushëgropat e veçanta do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të vogla. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare kryesisht erë jugperëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 14 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell  me vranësira të vogla deri në mesatare, në orët e mëngjesit me kushte për mjegull në disa pjesë të fushëgropave. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 1 gradë Celsius,  ndërsa e ditës do të arrijë  deri në 16 gradë Celsius.

Të dielën do të ketë rritje të vranësirave dhe do të fillojë të fryejë  erë mesatare deri në të përforcuar  jugore,  që do të mbajë deri të martën. Kah fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje të shiut.

Nën ndikim të valës së lagësht të hënën do të mbisundojë  mot me vranësira dhe  reshje të shiut,  lokalisht më të rrëmbyeshme (mbi 20l/m2). Vende-vende reshjet  do të jenë të rrëmbyeshme dhe të ndjekura me  erë të përforcuar jugore (mbi 60 km orë) dhe paraqitje të bubullimave. Reshje të shiut  do të ketë edhe të martën pasdite.

Edhe krahas ndryshimit të motit, temperaturat e ditës deri të mërkurën do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.