Moti me reshje të rrëmbyeshme të shiut, prej nesër me diell dhe më freskët

TË FUNDIT

Moti deri në fund të ditës do të jetë I ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil me rreshje lokale të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë ë përforcuar dhe kushte për dukuri të izoluar të motit të lig me breshër. Moti jostabil do të përqendrohet edhe në orët e mbrëmjes, lokalisht në formë të motit të lig. Gjatë natës do të jetë me vranësira të matura, me erë të dobët deri mesatare veriore, informojnë nga DPHM.

Nesër moti do të jetë me diell dhe më I freskët, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri 20 gradë, ndërsa maksimalja prej 31 deri 37 gradë. Në Shkup moti kryesisht do të jetë me diell, me erë  kohë pas kohe të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë 18, ndërsa maksimalja do të arrijë 35 gradë.

Prej nesër pason periudha e motit stabil dhe të nxehtë me temperature mesatare për këtë periudhë të vitit. Deri të shtunën do të fryjë erë e matur, kohë pas kohe e përforcuar veriore, njofton DPHM.